Hetimet për Veliajn, Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

2
hetimet-per-veliajn,-lala:-te-perfshire-ne-ceshtje-edhe-shume-bashkepunetore-e-familjare-te-ajola-xoxes
Hetimet për Veliajn, Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një emision televiziv, Lala tregoi se në përfundim të hetimit rezulton se në çështje janë të përshirë edhe shumë individë të tjerë, të identifikuar si familjarë e bashkëpunëtorë të bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës.

Lala theksoi se nga dosja me 30 të pandehur dhe 12 shoqëri, Veliaj ka numrin më të lartë të akuzave, me 13 prej tyre.

“Është përfunduar hetimi për Veliajn dhe personat e tjerë dhe është gjyqtarja Etleva Deda, e cila ushtron funksionin e gjyqtares që kur janë themeluar Krimet e Rënda. Veliaj kërkon zbutjen e masës se hetimi është mbyllur, se nuk intimidon dëshmitarët dhe nuk ka pushtet politik.

Janë 30 të pandehur, individë dhe 12 shoqëri. Numrin më të lartë e ka zoti Veliaj, janë 13 akuza ndaj tij. Akuza e shtuar është ajo e “shpërdorimit të detyrës” që zoti Veliaj ka dhënë për një pallat shumëkatësh ku ka interesa Ajola Xoxa. Janë shumë bashkëpunëtorë dhe familjarë të zonjës Xoxa që janë marrë të pandehur. Veç biznesmenëve u shtua edhe ish-deputetja Klotilda Bushka.

Sipas SPAK, çifti Xoxa-veliaj kanë përfituar para, Veliaj ka qarkulluar fonde për llogari të kompanive dhe OJF e Xoxës. Kompanitë e Xoxës dhe “Rametal” e Elman Abules janë përdorur për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Prokurorët pretendojnë se çifti Xoxa-Veliaj qarkullonin shumë para cash. Veliaj i ka kundërshtuar këto përmes avokatëve, se s’ka asnjë provë kundër tij, ka patur dhunim gjatë shoqërimit në spital, nuk është lejuar të takojë avokatët e huaj etj”- tha Lala.