Murrizi: Rama emëron ata që e kanë frikë, Berisha emëron ata që i ka frikë!

2
murrizi:-rama-emeron-ata-qe-e-kane-frike,-berisha-emeron-ata-qe-i-ka-frike!
Murrizi: Rama emëron ata që e kanë frikë, Berisha emëron ata që i ka frikë!

Demokrati Myslim Murrizi, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e ministrave të rinj nga Edi Rama dhe zgjedhjes së kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së nga Sali Berisha. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi tha se si Rama ashtu dhe Berisha vendosin gjithçka në partitë që ato drejtojnë. Murrizi shpërtheu ndaj Berishës për zgjedhjen e Bardhit si kryetar grupi, teksa theksoi se ky vendim i Berishës, vjen nga frika se Bardhi mund ti përçaj partinë. Më tej Murrizi tha se Rama emëron ata që e kanë frikë Ramën, ndërsa Berisha emëron ata që i ka frikë se mund t’i prishin punë.

“Për koincidencë, sot ndodhën ato që deklarova mbrëmë si për Qeverinë Rama me zv/ministrat, edhe për PD-në dhe Berishën që shkel hapur STATUTIN kur emëron kryetarin e grupit dhe nënkryetarin e PD-së pa u votuar në Këshillin Kombëtar. Pra, Rama nuk pyet askënd dhe emëron si ministra kush i lëpin mendjen. Berisha, i rrethuar nga deputetë pula që rrinë si të dhjerë, nuk pyet askënd dhe emëron kryetar grupi atë që nuk e priste askush te demokratët dhe qytetarët, dhe që nuk ka lënë gjë pa bërë e pa thënë për Berishën dhe Demokratët. Morali i fabulës së politikës halldupe të Shqipërisë është që: Rama emëron ata që e kanë frikë Ramën. Berisha emëron ata që i ka frikë vetë Berisha, se mund të përçajnë partinë, që në fakt është e shpartalluar, se kështu i thotë Mul Noka. Dhe pastaj themi që nuk mundëm të bindnim qytetarët për të votuar PD-në. Po, a binden qytetarët me mutër në krye të PD-së?”, deklaroi Murrizi.