M*sakra në Shkodër/ Banesa e motrës së tij u përdor si bazë kriminale nga bashkëpunëtorët e vrasësit Ragip Gila, dëshmia e Mustafa Licit

2
m*sakra-ne-shkoder/-banesa-e-motres-se-tij-u-perdor-si-baze-kriminale-nga-bashkepunetoret-e-vrasesit-ragip-gila,-deshmia-e-mustafa-licit
M*sakra në Shkodër/ Banesa e motrës së tij u përdor si bazë kriminale nga bashkëpunëtorët e vrasësit Ragip Gila, dëshmia e Mustafa Licit

Është zbardhur dëshmia në policia e Mustafa Licit, i cili është marrë në pyetje lidhur me armët e gjetura në banesën e motrës së tij, që u përdor si bazë për aktivitet kriminal nga Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar.

Mustafa Lici ka deklaruar për hetuesit se motra e ka dhënë me qira banesën, pasi jeton jashtë vendit dhe do t’u vendoste në dispozicion një kontratë.

Policia ndërkohë ka dyshime se krahas Barush Bregut dhe 17-vjecarit që janë shpallur në kërkim, autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila, para dhe pas atentatit me dy viktima e 2 të plagosur që ndodhi mëngjesin e 8 Shtatorit në një lokal në qendër të qytetit.

Pas arrestimit, 28-vjeçari është shoqëruar nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar dhe gjatë shpjegimeve ka qenë kontradiktor.

Krimi dyshohet të jetë urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh.

Çfarë u gjet në banesën e motrës së Mustafa Licit

Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë siguruar armët, mjetet si edhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kaceri.

39-vjeçari dhe adoleshenti dyshohen për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit) të cilën dy të shpallurit në kërkim e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, blutë gjetën dhe sekuestruan:

-1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e banesës së përdorur për aktivitete kriminale, si edhe momentit të arrestimit të autorit të dyshuar të krimit.

Ragip Gila, i cili u kap në një shkurre pranë lumit Kir në tentativë për t’u arratisur mbante maskë në kokë, doreza në duar, si edhe një çantë të zezë në qafë.

Ai u vendos në pranga disa minuta pas ngjarjes së rëndë në tentativë për t’u arratisur, pasi kreu vrasjet brenda një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, rreth orës 08:50. Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso si edhe kamarieria Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

28 vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Pas arrestimit të tij blutë sekuestruan:

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

U sekuestruan:

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.