Shqipja shpërthen ndaj zërave për raportin me Blerandon

2
shqipja-shperthen-ndaj-zerave-per-raportin-me-blerandon
Shqipja shpërthen ndaj zërave për raportin me Blerandon

Shqipe Hysenaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social X, ku i është drejtuar drejtpërdrejt fansave që ende shprehin dëshirën të shohin diçka më shumë mes saj dhe Blerandos.

Në reagimin e saj, Shqipja theksoi se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë ndonjë lidhje me persona me të cilët po përflitet në rrjet, duke shtuar se tashmë kjo po kthehet në teprim.

Ajo kërkoi që të ndalet kjo formë spekulimi, duke qenë e qartë se pas eksperiencës në “Big Brother” nuk dëshiron të lidhet me emra me të cilët nuk ka asgjë të përbashkët.

“O zemër a ka mundësi mos më bëni bashkë me njerëz që nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje dhe s’do të kem kurrë, sepse po bëhet e tepërt tani. Besoj kam qenë mjaft e qartë pas bigut. Bëjini stop këtyre postimeve,” u shpreh ajo.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK2, Shqipja dhe Blerando ishin të afërt, duke i lënë hapësirë dyshimeve se diçka mund të ekzistojë mes tyre.

Por kohë pas daljes, ata ndërprenë çdo kontakt me njëri-tjetrin. Madje, as nuk ndiqen më as në rrjetet sociale duke i dhënë fund përfundimisht çdo hamendësimi.

Ky reagim i Shqipes vjen si një sqarim për fansat e shumtë që vazhdojnë ta lidhin me Blerandon, pavarësisht se mes tyre nuk ka pasur kurrë diçka konkrete.