Media zbulon emrin e autorit të arrestuar që vrau aktivistin Charlie Kirk në SHBA, është vetëm 22 vjeç!

2
media-zbulon-emrin-e-autorit-te-arrestuar-qe-vrau-aktivistin-charlie-kirk-ne-shba,-eshte-vetem-22-vjec!
Media zbulon emrin e autorit të arrestuar që vrau aktivistin Charlie Kirk në SHBA, është vetëm 22 vjeç!

Teksa presidenti amerikan Donald Trump njoftoi publikisht se autori i dyshuar që vrau me snajper aktivistin Charlie Kirk gjatë një fjalimi në universitetin e Utah ishte kapur, mediat kanë zbuluar edhe emrin e tij.

Ai është Tyler Robinson, 22 vjeç dhe i lindur në Utah, informon “La Repubblica”.

Presidenti amerikan e njoftoi këtë në një intervistë me Fox News, duke shpjeguar se kërkimi i njeriut, i cili zgjati gati 48 orë pas vrasjes së personit me ndikim të krahut të djathtë, ka përfunduar.

“Nju Jork Post” shtonte se ai është nga Utah, teksa në armën e gjetur kishte edhe shënime transgjinore. Pamjet filmike të shumta që u gjetën dhe një gjurmë biologjike e dorës së majtë të autorit, çuan në identifikimin e shpejtë të tij.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se i dyshuari po merrej në pyetje nga autoritetet.

“Besoj me shumë siguri se e kemi në paraburgim,” u shpreh Trump, teksa i mëshoi edhe shpresës së tij që “autori të dënohej me vdekje”.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë shtetërorë dhe federalë kanë njoftuar një konferencë për shtyp, për të dhënë informacion rreth hetimeve dhe kapjes së autorit të dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit të Utah.

Ka gjasa që ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me deklaratat e presidentit amerikan.