Tom Doshi dhe Sabina Jorgo të PSD-së heqin dorë nga mandati, ja kush i zëvendëson

2
tom-doshi-dhe-sabina-jorgo-te-psd-se-heqin-dore-nga-mandati,-ja-kush-i-zevendeson
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo të PSD-së heqin dorë nga mandati, ja kush i zëvendëson

Seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë pasditen e të hënës ka nisur me procedurën e verifikimit të mandateve.

Ajo që ra në sy në nisje të kësaj seance është se nga mandati kanë hequr dorë dy përfaqësues të PSD-së së drejtuar nga Tom Doshi.

Vetë Doshi ka hequr dorë, ku shënon herën e dytë njëlloj si legjislatura e parë që e kryen këtë akt, ndërkohë dhe përfaqësuesja tjetër Sabina Jorgo.

Sipas Kodit Zgjedhor dy pasuesit janë Osman Teta dhe Bledar Mezini.