Rama po nxiton të shkarkojë kryetarin e bashkisë së Tiranës, me anë të këshilltarëve bashkiakë. Këshilli bashkiak i Tiranës do të mblidhet të martën, dhe anëtarët socialistë do të kërkojnë shkarkimin e Erion Veliajt.
Në një studio televiziv këshilltari ligjor i PD-së, Franc Nuri thotë se funksioni i këshillit bashkiak është vetëm konstatimi i vakancës. Ajo çfarë bëhet interesante është se kush do firmosë shkarkimin e tij: Edi Rama apo Belinda Balluku.
PD ka depozituar që në 10 maj 2025, pasi në atë moment u bënë 3 muaj nga arrestimi i Veliajt dhe nuk ushtronte më de jure e de fakto detyrën.
Në rast vakance për një afat 3 mujor Këshilli bashkiak nis procedurën për konstatimin e vakancës. Gjykoj se ligji e ka të shprehur në mënyrë të kufizuar.
Vendimmarrjen për shkarkimin ose jo e merr këshillin e ministrave. Firmën do të duhet ta marrë. A do të jetë Belinda Balluku si zv/ kryeministre apo kryeministri, kjo duhet parë.
Do të shohim se kush do të nënshkruajë shkarkimin e zotit Veliaj.
Mund të kemi variantin e dekretimit të një date e më pas ankimi do të jetë pa efekt pezullues. Mund të ketë variant që mund ta pezullojë për pak ditë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese del shumë shpejt e më pas vijohet normalisht’ thotë Nuri në studion.