“Ka shku boti n’dyqan gjasmë e mora” – Noizy ironizon me orën 1 milionë e gjysmë të Mozzikut, nuk i beson që e bleu

29
“ka-shku-boti-n’dyqan-gjasme-e-mora”-–-noizy-ironizon-me-oren-1-milione-e-gjysme-te-mozzikut,-nuk-i-beson-qe-e-bleu
“Ka shku boti n’dyqan gjasmë e mora” – Noizy ironizon me orën 1 milionë e gjysmë të Mozzikut, nuk i beson që e bleu

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy ka reaguar pas lajmeve dhe publikimit nga vet reperi kosovar, Mozzik për blerjen e një ore shumë të shtrenjtë.

Për këtë orë, Mozzik ka thënë se e ka blerë 1 milionë euro e gjysmë ndërsa për të ishte ndalur dje edhe nga Dogana e Kosovës, dhe të dy orët e tij në vlerë mbi 2 milionë euro, janë sekuestruar.

Noizy përmes postimeve në Instagram ka ironizuar me të.

“Nuk do të gënjej, përpjekja ishte e çmendur. Ka shku boti në dyqan gjasmë e mora. 2 milionë euro ja dhash shitësit shpejt dhe dola. Kaq ishte, isha i mërzitur, nuk kam asnjë ndjenjë të keqe”, ka shkruar Noizy. /Lajmi.net/