Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të dytë!

6

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të dytë! Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një djalë, duke i shtuar dhe më shumë lumturinë familjes së tyre.

Çifti tashmë është bekuar me një tjetër djalë, pas lindjes së fëmijës së tyre të parë në vitin 2022.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme mga vetë çifti, por nuk ka zbuluar ende emrin e të voglit.

Megjithatë, fansat e tyre janë të entuziazmuar dhe kanë nisur menjëherë urimet në rrjetet sociale për ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes.

Einxhel dhe Dagz, të cilët u njohën gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.