Arianit Koci, avokati i Mozzik-ut reagon pas ndalimit në Doganë: Nuk ka siguri juridike në Kosovë

4
arianit-koci,-avokati-i-mozzik-ut-reagon-pas-ndalimit-ne-dogane:-nuk-ka-siguri-juridike-ne-kosove
Arianit Koci, avokati i Mozzik-ut reagon pas ndalimit në Doganë: Nuk ka siguri juridike në Kosovë

Avokati i njohur Arianit Koci ka reaguar pas ndalimit të reperit Mozzik në Doganën e Kosovës dhe ftesës së tij nga Policia për të dëshmuar lidhur me dy ora luksoze të markës “Richard Mille”.

Në një postim publik, Koci ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në vend, transmeton lajmi.net.

“Në Kosovë nuk ka siguri juridike. Askush nuk është i sigurt. Jam bindur përfundimisht me rastin e Mozzik-ut,” shkroi ai, duke shtuar se kontrollet në doganë janë selektive dhe shpesh të padrejta. Sipas tij, qindra qytetarë kalojnë çdo ditë me sende me vlerë të lartë pa u kontrolluar, ndërsa Mozziku u ndalua në mënyrë të veçantë.

“Ky arbitraritet është vetë thelbi i mungesës së sundimit të ligjit,” theksoi Koci, duke pyetur se kush i merr vendimet se cilët udhëtarë të kontrollohen dhe cilët jo.

Pas vizitës në Doganën e Kosovës, Koci ndau edhe një moment të veçantë, ku ai dhe Mozzik ishin ftuar nga punëtorë të thjeshtë për të ndarë bukën me ta gjatë pauzës së drekës, duke e quajtur atë “dreka më e mirë e vitit”.

Rasti i reperit Mozzik ka marrë vëmendje të gjerë publike./lajmi.net/