PD zyrtarizon kërkesën për shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet shkresa: 11 shkeljet e kryera prej tij, asgjësoi Parlamentin

5
pd-zyrtarizon-kerkesen-per-shkarkimin-e-niko-peleshit,-zbardhet-shkresa:-11-shkeljet-e-kryera-prej-tij,-asgjesoi-parlamentin
PD zyrtarizon kërkesën për shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet shkresa: 11 shkeljet e kryera prej tij, asgjësoi Parlamentin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke akuzuar atë për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe për njëanshmëri politike në drejtimin e organit më të rëndësishëm kushtetues.

Sipas kërkesës së PD-së, e drejtuar Këshillit për Legjislacionin, Peleshi ka drejtuar dy seanca plenare që nga zgjedhja e tij më 12 shtator 2025 (më 16 dhe 18 shtator), gjatë të cilave sipas opozitës, ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin dhe ka mohuar të drejtat e deputetëve opozitarë.

Në veçanti, PD-ja akuzon Peleshin për thirrjen e dy seancave të një dite më 16 shtator 2025:

Seanca e parë, në orën 10:00, me rend dite: miratimi i procesverbaleve të seancave, njoftime, zgjedhja e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariateve dhe përbërjes së Byrosë së Kuvendit.

Seanca e dytë, në orën 17:00, me rend dite: zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Grupi Parlamentar i PD-së argumenton se këto veprime kanë çuar në “asgjesimin e Parlamentit” dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Këshilli për Legjislacionin për të shqyrtuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

Kërkesa e plotë e PD-së përfshin 11 shkelje të ndara dhe do të shqyrtohet nga organet përkatëse të Kuvendit.