Përplasen dy automjete në aksin Sarandë-Delvinë. Vjen dhe kamionçina i bie njërit prej tyre

4
perplasen-dy-automjete-ne-aksin-sarande-delvine.-vjen-dhe-kamioncina-i-bie-njerit-prej-tyre
Përplasen dy automjete në aksin Sarandë-Delvinë. Vjen dhe kamionçina i bie njërit prej tyre

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë pranë fshatit Shijan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel.

Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia nisi hetimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.