
Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Lela Seferi vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale dhe pranë ndjekësve.
Zakonisht paraqitjet e saj në Instagram janë gjithmonë të kuruara deri në detajin më të vogël. Por këtë herë, Lela ka vendosur të shfaqet ndryshe pa pikën e grimit, shkruan “Kosovarja”.
Pamja e saj natyrale ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar në numër të madh, duke e vlerësuar për guximin dhe thjeshtësinë.
Si ju duket vendimi i Leles për të dalë pa grim?