Makina përplas tufën me bagëti, vret rreth 15 krerë

1
makina-perplas-tufen-me-bageti,-vret-rreth-15-krere
Makina përplas tufën me bagëti, vret rreth 15 krerë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një tufë bagëtish në aksin rrugor Zëmblak.

Nga përplasja raportohet se janë shtypur rreth 15 krerë bagëti.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar përgjegjësitë.