Tronditëse/ Banorët gjejnë të vetëvarur trupin e 25-vjeçarit, ja për çfarë dyshohet

3
tronditese/-banoret-gjejne-te-vetevarur-trupin-e-25-vjecarit,-ja-per-cfare-dyshohet
Tronditëse/ Banorët gjejnë të vetëvarur trupin e 25-vjeçarit, ja për çfarë dyshohet

Një 25-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Korçë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Polenë, kurse banorët zbuluan trupin e të riut.

Viktima është E.K., 25 vjeç, për të cilin policia vendore tha se paraprakisht dyshohet se mund të jetë flijuar në kushtet e depresionit nga i cili vuante.

“Rreth orës 12:20, në fshatin Polenë, është gjetur nga banorët e zonës, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. K., 25 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni”, bëri me dije policia vendore, teksa hetimet mbeten ende aktive.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.