Nga spitali në qeli, ja sa do të qëndrojë Vangjush Dako pas hekurave

3
nga-spitali-ne-qeli,-ja-sa-do-te-qendroje-vangjush-dako-pas-hekurave
Nga spitali në qeli, ja sa do të qëndrojë Vangjush Dako pas hekurave

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Por ditën që u mor vendimi, Dako u paraqit në sptal. Ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Durrësit u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive, për shkak të problemeve shëndetësore. Dako vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale. Ai në spital qëndroi nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve.

Ditën e sotme, policia e ka shoqëruar Dakon në burgun e Durrësit, pasi gjendja e tij shëndetësore ka qenë më e mirë. Sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Pjesën më të madhe të dënimit ai e kryer në “arrest shtëpie”.

Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.

Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.