Policia greke “çmonton” grupin shqiptar që trafikonte kokainë, tre të arrestuar

2
policia-greke-“cmonton”-grupin-shqiptar-qe-trafikonte-kokaine,-tre-te-arrestuar
Policia greke “çmonton” grupin shqiptar që trafikonte kokainë, tre të arrestuar

Policia greke goditi aktivitetin kriminal të një grupi shqiptar në ishuillin e Rodosit, i dedikuar trafikut të drogës.

Tre persona u arrestuan, mes të cilëve 2 shqiptarë, të moshës 28, 30 dhe 31 vjeç, për trafik droge , dhunë ndaj punonjësve dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Në veçanti, 30-vjeçari dyshohet se furnizoi drogë 28-vjeçarin, i cili më pas shpërndau sistematikisht sasi të vogla droge te përdoruesit e interesuar, të paktën dy prej të cilëve janë identifikuar.

Oficerët e policisë arritën të gjenin një sasi të fshehur kokaine me peshë 806 gramë në një park, si dhe një peshore elektronike precize dhe materiale të tjera.

Aksioni nisi rreth mesnatës së shtunë nga oficerët e Policisë Kundër Drogës.Dy shqiptarët akuzohen për shkelje të ligjit për drogën, ndërsa 30-vjeçari akuzohet edhe për shkelje të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Gjithashtu 28-vjeçari ka dhe akuzë për dhunë ndaj punonjësve, informon mediat greke.

Rasti u zbulua nëpërmjet mbikëqyrjes diskrete të 30-vjeçarit, i cili dyshohet se po koordinonte shitjet nëpërmjet telefonit. Besohet se në këtë rrjet ka të përfshirë edhe qytetarë vendas.

Vendi i fshehjes i vendosur në një park konsiderohet me rëndësi të veçantë. Pas monitorimit të lëvizjeve, Policia kontrolloi dy zona me bimësi të dendur dhe gjeti, brenda një lavatriçeje të vjetër, tetë pako kokainë me një peshë totale bruto prej 806 gramësh.

Dy shqiptarët konsiderohen edhe s drejtuesit e grupit, të cilët i rezistuan oficerëve, duke përdorur dhunë gjatë aksionit.

Gjatë kontrollit trupor, 30-vjeçarit dhe 28-vjeçarit iu sekuestruan telefona celularë, ndërsa 0.6 gramë kanabis i papërpunuar u gjet në një automjet që ata po përdornin. Të nesërmen, në një kontroll shtëpie që përshkruhet se u krye në prani të një përfaqësuesi të Autoritetit Gjyqësor, u sekuestrua 1 gram kanabis i papërpunuar dhe një pajisje regjistrimi imazhesh me pamje nga rruga publike.

Policia tha se grupi e tregtonte kokainën me 100 euro grami në ishullin turistik dhe vlera e drogës së kapur shkonte në të paktën 80 mijë euro total.