
Këngëtarja e njohur Rita Haziri në emisionin ‘Kosov show’ është surprizuar nga një letër që ia dedikoi babai saj.
Teksa i ati ka rrëfyer fjalët më të bukura për vajzën e tij, Ritës nuk i munguan lotët, shkruan “Kosovarja”.
“Rita bija ime, zemra ime, kuptoje vlerën tënde mbroje energjinë që ke dhe asnjëherë mos lejo që dikush të ulë poshtë ty. Mos lejo që krijimin më të bukur të jetës sime që dikush të hedh poshtë, beso në vetën tende por kurrë mos u trego egoiste në çfarë bën. Edhe atë herë kur nuk do të jem në krahët tuaj, do të jem engjëlli mbrojtës, mos harro që unë jam fansi yt me i madh” ishin disa nga fjalët e babait të këngëtares.
Rita ka theksuar se babai është një nga figurat që e ka frymëzuar më së shumti në jetën dhe karrierën e saj.