“Ku jeni more?”/ Gjesti THUMBON estradën shqiptare: Krejt me të vjetra keni mbetur…

2
“ku-jeni-more?”/-gjesti-thumbon-estraden-shqiptare:-krejt-me-te-vjetra-keni-mbetur…
“Ku jeni more?”/ Gjesti THUMBON estradën shqiptare: Krejt me të vjetra keni mbetur…

Këngëtari i dashur për publikun, Gjesti, ka ngjallur reagime me një video të publikuar së fundmi në “Instastory”. Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ironizoi skenën muzikore shqiptare për mungesë risish dhe stili të ri.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, shprehet Gjesti në videon në fjalë.

Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mesazhi i drejtpërdrejtë ka lënë të kuptohet se i adresohet kolegëve të estradës.

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke hapur diskutime mbi gjendjen aktuale të industrisë muzikore shqiptare.

Gjesti njihet për stilin e tij të fortë dhe komentet shpesh provokuese, duke mos hezituar të thumbojë kolegët e tij.

Me këtë deklaratë, ai e ka përforcuar edhe një herë imazhin e reperit që nuk i kursen fjalët dhe që kërkon të sjellë diçka ndryshe në tregun muzikor.