Mbetet në burg 38-vjeçari që abuzoi s*ksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses! 15-vjeçarja: Për 3 muaj më ka…

3
mbetet-ne-burg-38-vjecari-qe-abuzoi-s*ksualisht-me-vajzen-e-mitur-te-bashkejetueses!-15-vjecarja:-per-3-muaj-me-ka…
Mbetet në burg 38-vjeçari që abuzoi s*ksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses! 15-vjeçarja: Për 3 muaj më ka…

Eshtë lënë në burg 38-vjeçari në Elbasan, i cili ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës. Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.

Ndërkohë gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, bën me dije policia.