Porositi vrasjen e Liridona Ademajt për 30 mijë euro, ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë: Naim Murseli nuk ka pasur asnjëherë probleme psikike

2
porositi-vrasjen-e-liridona-ademajt-per-30-mije-euro,-ish-drejtori-i-klinikes-se-psikiatrise:-naim-murseli-nuk-ka-pasur-asnjehere-probleme-psikike
Porositi vrasjen e Liridona Ademajt për 30 mijë euro, ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë: Naim Murseli nuk ka pasur asnjëherë probleme psikike

Ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka nisur dëshminë e tij në seancës për rastin e Liridona Ademaj.

Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj, i ishte bërë ekzaminimi psikiatrit javë më parë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike.

Sipas raportit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.

Haxhibeqiri në dëshminë e tij u shpreh se në çregullimin afatgjatë prej fëmijë e deri tani nuk është shfaqur asnjë element që do ta mundësojë ndonjë problem dhe afatshkurtër është pjesa prej momentit të arrestimit deri tek ekzaminimit.

“Natyrisht ekzaminimi psikiatrit kryhet me biseda, vrojtim të sjelljeve, të folurit e të tjera dhe këto merren për bazë. Ne pikën 3 e kemi shpjeguar se kjo është bazuar në sjelljen e tij para gjatë edhe pas veprës”, ka thënë Haxhibeqiri.

“Qëndrimi i Murselit ka qenë koherent karshi gjendjes e situatës në të cilën ndodhej. Gjendja koherente do të thotë me e marrë për bazë të gjitha çështjet. Murseli ka qëndruar pa ndonjë telashe gjatë ekzaminimit edhe pse në momente për arsye të ngjarjes ka pasur ndërprerje dhe shqetesime”, ka shtuar tutje ai./Express