
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 të ndaluarit e përfshirë në rastin e rëndë të abuzimit seksual dhe shtrëngimit financiar nëpërmjet shantazhit me video intime, ku është e përfshirë një 16-vjeçare dhe dy punonjës policie.
Në një seancë me dyer të mbyllura, pasi u dëgjuan palët respektive, gjyqtari i gatshëm vendosi lënien në qeli të tre të arrestuarve, mes tyre një efektiv policie.
Masat me burg u dhanë për Isi Pasha, 26 vjeç, Pajtim Baka, njerku i të miturës, njëkohësisht efektiv dhe Kristian Prifti, 46 vjeç. Pasha dhe Prifti akuzohen njëkohësisht për shantazhin ndaj policit.
Arrest me burg në mungesë u dha edhe për efektivin tjetër, 53-vjeçarin Artur Ago, i shpallur në kërkim, protagonisti i videos, e që dyshohet se është arratisur drejt Greqisë.
Një nga efektivët akuzohet se ngacmonte thjeshtrën e tij 16-vjeçare, kurse tjetri se kishte lidhje intime me të miturën dhe nëpërmjet informacionit shantazhohej me vlerë deri në 12 mijë euro.
Vijon…