
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje që kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të lejohet që të flasë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e tij.
“Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj për krimet e tij ta lërë të flasë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Erion Veliaj është atje ku është. PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta të adresuara direkt kundër tij. Ajo se ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha sherret e brendshme politike që ka pasur me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 mln eurove të djegësit të Tiranës bashkë me Ramën dhe Lubi Ballukun, do mbetet në turpin më të madh, krimin më të shëmtuar akti i Altin Troplinit për djegësin e Tiranës që lëshuan urdhër arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtua 5 herë djegësin, dhe nuk morën në pyetje Ramën e Lubi Ballukun se ku shkuan paratë.
Pra, kjo është e vërteta. Erion Veliaj po dënohet për gardërobën, vjedhjet që kanë bërë familjarët. Mos ju duket gjë e vogël.
Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak, këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar shkarkimin e tij dhe vota është automatikisht për shkarkimin. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj për krimet e tij ta lërë të flasë.
Ky është rregulli.