Çfarë po ndodh me Gjestin? U raportua për gjendje të rëndë shëndetësore, ja si paraqitet gjendja e këngëtarit

2

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve të mediave se ndodhej në një gjendje të keqe shëndetësore.

Gjesti i shqetësoi ndjekësit me postime të njëpasnjëshme disa javë më parë, të cilat u interpretuan si një pasojë e problemeve shëndetësore që ai kishte.

Këto postime erdhën pas një tensioni mes tij dhe labelit, ku ai fliste për problemet me të drejtat e projekteve të tij muzikore.

Megjithatë, Gjesti është rikthyer me një video në rrjetet sociale, ku duket në formë dhe ‘thumbon’ kolegët e tij.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur,” thotë ai në video.

Ky reagim i tij ka shuar zërat për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se ai është rikthyer në formë.