FOTO me cigare në ambient të mbyllur, ministrja e Brendshme SHKARKON zv.ministrin nga detyra!

2

Ministrja e brendshme Albana Koçiu e nis detyrën me “dorë të hekurt” që në ditët e para të emërimit në pozicionin e ri.

Një prej vendimeve të saj pak ditë pas betimit në presidencë ka qenë propozimi që i ka bërë qeverisë për të shkarkuar nga detyra zv.ministrin, Andi Mahila.

Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit.

Mahila, i cili mbante këtë detyrë prej vitesh, është fotografuar duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur në kundërshtim me ligjin.

Qytetari e ka denoncuar rastin te ministrja e Brendshme Albana Koçiu. Pas shqyrtimit të rastit, ministrja ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra.

Andi Mahila mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021.

Pas shkarkimit nga qeveria, ministrja Koçiu ka njoftuar edhe qytetarin që kishte denoncuar rastin, për vendimin./tch