Policia e Vlores dha nje informacion te dyte per plagosjen e 37-vjecarit ne kete qytet per te cilin fillimisht u tha se u plagos me arme ne banese.
Ne fakt, sipas informacionit te perdituesuar, ngjarja ka ndodhur ne rrethana te ndryshme nga ajo cfare u mendua fillimisht.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.
Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Plagoset me armë 37 vjecari në Vlorë, policia nis hetimet: U gjet në banesë
Nje person eshte plagosur me arme ne banesen e tij ne Vlore.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë.
Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.