Aksident i rëndë/ Makina përplaset me kamionin e parkuar, raportohen dy të lënduar, ja detajet e para rreth ngjarjes

2

Në segmentin rrugor Fier-Patos një automjet është përplasur me një kamion, i cili ishte i parkuar në anën të rrugës.

Nga përplasja janë lënduar dhe transportuar për në spital dy persona.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore por përplasja ka qenë e fortë.

Policia rrugore ndodhet ne vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shpejtësia e lartë e automjetit është bërë shkak për aksidentin.