“Veliaj toleron mazhorancën”, gazetari nxjerr prapaskenat: Berishës duhej t’i hiqej mandati, por nuk donte…

2

Gazetari Ardit Rada deklaroi në një emision televiziv se Erion Veliaj po e toleron shumë mazhorancën dhe nuk ka dashur asnjëherë të shkojë në përplasje, duke sjellë në vëmendje emërimin e kryetarit në detyrë, apo refuzimit për të apeluar vendimin e gjykatës.

“Sjellja e pushtetit lokal përballë ekzekutivit duhet të ndryshojë. Vijnë zgjedhjet parlamentare dhe 4 kryebashkiakë japin dorëheqjen. Unë mendoj se Erion Veliaj e ka toleruar mazhorancën dhe nuk ka dashur të shkojë drejt përplasjeve. Kini parasysh emërimin e zonjës Ristani dhe Veliaj emëroi një tjetër e më pas u tërhoq. Është Veliaj ai që nuk po apelon asnjë vendim”, tha Rada.

Në lidhje me debatin se a duhej të shkarkohej më herët kryebashkiaku i Tiranës, Rada u shpreh se rasti i tij ishte shumë i ngjashëm me atë të Berishës kur ndodhej në arrest shtëpie, por mungoi vullneti i mazhorancës për ta marrë këtë hap.

“Ky është një precedent i ri në Shqipëri. Ju morët një krahasim me Berishën dhe Belerin. Rasti i Berishës është më flagrant. Ai nuk shkoi 1 vit në Kuvend dhe nuk u mor asnjë vendim për t’i hequr mandatin. Ne shohim që në rastin e Veliajt kërkohej vullneti i kryeministrit që të shkohej në këtë akt. Kështu duhet të ishte dhe për Berishën, por mazhoranca nuk e bëri. Ky është një mesazh i motivuar politikisht për Veliajn. PS e lodhur me qëndrimin kaq gjatë të Veliajt në paraburgim. Nuk e dimë nëse ka pasur një negociatë nga PS që ai të dorëhiqej”, u shpreh gazetari Rada.