Aksident me vdekje, përplasen dy automjete në Durrës! Humb jetën në vendngjarje 26-vjeçari

4

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (22 Shtator) në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.