Shërbimet e Policisë Vlorë kanë vijuar kontrollet e intensifikuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke çuar në arrestimin e një 41-vjeçari.
Shtetasi me iniciale E. V., banues në Lushnjë, u ndalua pasi transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Hyundai”, policia gjeti dhe sekuestruan një sasi kokaine dhe kanabis, të ndara në katër ambalazhime plastike. Lëndët narkotike u sekuestruan si prova materiale.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.