Nuk është më sekret, zbulohet e dashura e DJ Geek

4

DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, zbuloi në ditëlindjen e tij se është në një lidhje dashurie duke postuar foto me një vajzë.

Ai nuk e zbuloi identitetin e saj, por kureshtjen tanimë e kemi shuar.

“Prive” raporton se bukuroshja që i ka marrë zemrën Geek, është Olsa Berani.

Çifti së fundmi kanë qenë në Barcelonë, ku kanë shijuar disa ditë pushimesh pranë njëri-tjetrit. Edhe pse nuk kanë postuar foto të përbashkëta, detajet e imazheve të ndara në rrjete sociale e kanë zbuluar romancën e tyre.