Aksident në Ishull-Lezhë, përplasen tre mjete, dy të plagosur

2

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte, në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.

Tre automjete janë përfshirë në përplasje, nga e cila dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur në superstradë e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore, i cili u godit nga një tjetër mjet që po lëvizte në drejtim të Lezhës. Një automjet i tretë u përfshi në përplasje, pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”.

Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.