Një kalimtar ka bërë një zbulim të tmerrshëm në Spoleto të Umbrias mbrëmjen e së hënës, ku zbuloi një trup të copëtuar brenda një çante pranë një linje hekurudhore.
Hetuesit kanë filluar investigimet për të sqaruar rrethanat e zbulimit dhe për të përcaktuar identitetin e viktimës.
Trupi u gjet në Via Primo Maggio, në një zonë pranë shinave, midis lagjes Casette dhe linjës hekurudhore.
Një kalimtar vuri re çantën dhe njoftoi policinë.
Pasi u hap çanta u gjet trupi i copëtuar. Hetuesit po kryejnë inspektime të çantës dhe zonës përreth, duke kërkuar gjurmë që mund të ndihmojnë në rindërtimin e mënyrës dhe kohës kur është braktisur trupi.
Për momentin, trupi nuk është identifikuar dhe viktima është i gjinisë mashkull, ndërkohë pritet rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Gjithashtu po këqyren kamerat e sigurisë për të zbuluar se kush mund ta ketë transportuar dhe lënë çantën në atë zonë relativisht të izoluar, por jo shumë larg qendrës së qytetit.
Nuk është përjashtuar mundësia që trupi të jetë copëtuar diku tjetër dhe më pas të jetë transportuar në vendin ku u gjet.