Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA për kryeministrin…

2

Anëtari i Kryesisë së Organizatës Shqiptare në Michigan “Vatra” dhe aktivisti i diasporës shqiptare, Valentin Lumaj, ka deklaruar dje në një intervistë televizive se shmangia e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York lidhet drejtpërdrejtë me hapjen e dosjes së ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal.

Lumaj tha se Departamenti i Shtetit ka nisur një hetim administrativ të kësaj dosjeje, dhe sipas tij, procesi është pjesë e presionit të administratës Trump për të ndjekur organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin në SHBA. Aktivisti vuri në dukje se kjo ka lidhje edhe me investimet e George Soros dhe indikacione të reja që lidhen jo vetëm me marrëdhëniet e McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me dyshimet për korrupsion në lidhje me Kinën.

Lumaj tha se çështja kineze është shumë e ndjeshme në realitetin amerikan dhe se kryeministri Rama, përmes Dorjan Duçkaj, mund të ketë krijuar lidhje me kompani kineze të McGonigal. Ai shtoi se ky është një moment kyç dhe mund të përbëjë rrezik për pozicionin e Ramës, duke theksuar se procesi do të ndiqet deri në fund nga autoritetet amerikane dhe se financimet e Sorosit janë nën vëzhgim nga presidenti Trump. Sipas Lumajt, Rama ndodhet aktualisht në një pozicion shumë të vështirë në marrëdhëniet me Departamentin e Shtetit amerikan.

Reagimi i plotë

“Une e mora vesh në rrjetet sociale për shmangien e ardhjes së zotit Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York, dhe zëvendësimin në ardhjes së tij me presidentin Bajram Begaj. Une mendoj se kjo ka lidhje direkt me hapjen e dosjes së Charles McGonigal. Dihet se Departamenti i Shtetit ka filluar një hetim substancial, një hetim administrativ të kësaj dosjeje. Kjo dosje, e cila u mbyll nga administrata Biden me dashje pasi McGonigal kishte mbështetje në atë administratë, vjen edhe në rrymën edhe në presionin e administratës Trump për të ndjekur të gjitha organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin dhe akte terroriste në Amerikë. Kjo sigurisht ka lidhje edhe me George Soros, por une mendoj se ka lidhje me fakte të reja ose me indicie të reja që kanë dalë jo vetëm për lidhje të McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me lidhjet dhe korrupsionin e tij të dyshuar me Kinën. Çështja kineze është një çështje shumë e ndjeshme sot në realitetin amerikan, po diskutohet gjerë e gjatë, këtu ka lidhje vetë kryeministri Edi Rama i cili, nëpërmjet, mendohet Dorjan Duçkaj, ka krijuar lidhje me kompanitë kineze të Charles McGonigal. Ky është një moment kyç, ndoshta është momenti i rënies së zotit Rama, pas ‘shkëlqimit’ që mori me mbështetjen nga Soros, dhe vetë Soros është nën lupën e presidentit Trump për të gjitha ato financime që ka bërë për organizata terroriste. Lajmi i keq për Edi Ramën është se ky proces do të shkojë deri në fund; sa do të vazhdojë, muaj apo vite, kjo do shihet, por une mendoj se Rama është në një pozite shumë të keqe me DASH”, deklaroi dje Lumja në një media./Rigels Seliman