A do pranojë të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti habit me përgjigjen

3

Ilir Alimehmeti, i pyetur nëse do të kandidojë për Bashkinë Tiranë, tha se si fillim kanë si qëllim shkarkimin e kryebashkiakut aktual.

Alimehmeti tha se nuk synon projekte afatshkurtra dhe të momentit ndërsa theksoi se do të mbështesë kandidatin e PD-së.

“Jemi akoma të fokusuar te shkarkimi i Erion Veliajt.

Ka një farë vonese nga Partia Demokratike. Ishte e qartë që do vinte kjo ditë. Kemi dy krahë pune. Një krah pune për të demontuar Veliajn, me shkresa, çuarje para drejtësisë. Protesta para bashkisë. Brenda këshillit me qëndresë.

Një aspekt, shkarkimi i tij, dhe aspekti tjetër, për të shkuar drejt konkurrimit me kë do vinte PS-ja. Jam lojtar grupi. Jam për një platformë që mund të zbatohet, që do kohën e vet dhe besoj në projekte politike afatgjata dhe jo afatshkurtra dhe të momentit. Konkurroj për projekte ku mund të shkoj me grup dhe platformë.

Momente ku nuk mund të shkosh me grup dhe platformë, unë jam kryetar i këshilltarëve në Bashkinë Tiranë dhe vazhdoj do kem punën aty. Do mbështes kandidatin e PD kushdo që të jetë.“-tha Alimehmeti.