Bebe Rexha ‘befason’ me look-un e saj të ri

2

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim të papritur të pamjes.

Artistja ka vendosur të eksperimentojë me ngjyrën e flokëve, duke i kthyer në rozë të butë – një nuancë që i jep freski, delikatesë dhe nxjerr më në pah tiparet e saj.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Bebe shfaqet me flokë të gjatë e të drejtë, duke reflektuar një anë më të ëmbël dhe elegante të saj.

Fansat reaguan menjëherë me komente pozitive, duke e cilësuar ndryshimin si një zgjedhje të guximshme dhe plot stil.