“Kushtetuta u shkel në mënyrë brutale”- Topalli-Peleshit: Dekreti i “Diellës” ngjante me një meme, pyeteni Gramoz Ruçin a përfshihet në rendin e ditës një lodër teknologjike?!

2

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi mazhorancën për shkelje flagrante të Kushtetutës që në seancën e parë të kësaj legjislature.

Topalli: Përpara se të fillonte seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Pasi janë betuar kanë filluar shkeljen e saj në mënyrën më brutale. Këtu nuk shpëtoni as ju, futja në rendin e ditës e një dekreti antikushtetues që ngjante më shumë se një meme është gjeja më antikushtetuese. Mund të pyesni Gramoz Ruçin a ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyeteni Gramoz Rucin a ka ndodhur që në tre dekada, dita e para e legjislacionit të fillojë me ndryshimin e rregullores pa konsensus.

vijon