Pas Benitës për Dubai, a është diss-i i radhës i “Tevidës” për Gresën e Big Brother?

47

Aktori kosovar Butrint Lumi, i njohur për rolin e tij satirik si “Tevidja” në serialin “Logjikonomia”, ka ndezur sërish skenën e showbizit shqiptar me thumbime dhe skena që po bëhen virale në rrjet.

Pas episodit të shumëpërfolur ku “Tevidja” ironizonte jetën luksoze të influencers Benita Zena – e cila kishte deklaruar se vetëm dhëmbët i kushtuan 18 mijë euro – tani duket se radha i ka ardhur një tjetër personazhi të njohur: Gresës nga Big Brother.

Në episodin më të fundit të serialit vendor “Bashkallajk”, personazhi Tevidja shprehet se dëshiron të ndryshojë emrin. Një nga emrat që i propozohet është “Gresa”, por ai e refuzon kategorikisht duke thënë: “Jo Gresë, jo! S’ka shanse, se Gresë m’doken krejt si t’lujtne.”

Kjo fjali ka ngjallur reagime në rrjet, ku shumë fansa kanë spekuluar se bëhet fjalë pikërisht për Gresën e Big Brother, e cila kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes për sjellje që disa i kanë konsideruar si përpjekje të vazhdueshme për vëmendje mediatike.

A është ky një diss i drejtpërdrejtë ndaj saj? Deri më tani, Gresa nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë.

Mbetet të shihet nëse ky “thumb” do të ndezë një tjetër përballje në estradën shqiptare apo do të kalojë në heshtje.

Nga minuta 11:32, mund ta gjeni deklaratën thumbuese të “Tevidës”.