
Pjesëmarrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP” u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat aluduan për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Vesa Luma.
Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale që do të tregonte mbështetjen për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në reality show.
Mirëpo, kur askush nuk e priste më, Vesa vendosi të reagojë – dhe në mënyrën më të bukur të mundshme. Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës nga “Ferma VIP”.
“Muzikë, dashuri, shoqëri” – shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë një sinjal të qartë se mes saj dhe Big Bastës gjithçka po ecën për mrekulli.
Ky reagim i shumëpritur jo vetëm që shuan çdo dyshim për një krizë martesore, por edhe forcon mesazhin se dashuria e tyre mbetet e pathyeshme, pavarësisht zhurmës mediatike.