Bebe Rexha kalon pushimet verore në Koraci, ekspozon asetet bombastike në bikini

18

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka zgjedhur këtë verë të kalojë pushimet në Ballkan, duke u rikthyer më afër rrënjëve të saj.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka shpërndarë disa imazhe ku shfaqet duke shijuar ditët e nxehta të verës në qytetin e bukur të Splitit, në bregdetin kroat.

Në fotografitë e postuara, Bebe Rexha shfaqet e rrethuar nga familjarët dhe pjesëtarët e stafit të menaxhmentit të saj, duke kaluar momente të relaksuara dhe argëtuese larg angazhimeve të saj profesionale.

Po ashtu, këngëtarja e njohur për hitin “I’m A Mess” ka ndarë disa imazhe me bikini, ku duket duke shfaqur besimin dhe linjat e saj trupore, duke e theksuar stilin e saj të veçantë dhe natyral.

Kjo vizitë në Ballkan për Bebe Rexhën nuk është vetëm një mundësi për pushime, por edhe një mundësi për t’u afruar më shumë me vendin e saj të origjinës.