Big Basta është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

5

Reperi i njohur shqiptar, Big Basta, është konfirmuar si finalisti i tretë i këtij edicioni të spektaklit shumë të ndjekur “Ferma VIP”.

Lajmi u bë i ditur në prime-in e mbrëmjes së së premtes, ku emocionet dhe tensionet ishin të larta, ndërsa pritet finalja e madhe që do të zhvillohet më 20 qershor.

Përballja për një vend në finale ndodhi mes Big Bastës dhe Anduelit, dhe ishte një moment dramatik që mbajti publikun të gozhduar para ekranit.

Ishte Big Basta ai që siguroi biletën për në natën finale, duke u bashkuar me dy finalistët tashmë të konfirmuar: këngëtaren energjike dhe shumë të dashur për publikun, Big Mama, si dhe aktorin karizmatik Erand Soji.

Me tre finalistët zyrtarë tashmë të shpallur, atmosfera në fermë është bërë edhe më e tensionuar dhe e ngarkuar emocionalisht.

Spektakli ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe vendimtare, ku përballjet, sfidat dhe emocionet kulmojnë.