
Këngëtarja e njohur, Violeta Kukaj, ka surprizuar fansat me paraqitjen e saj më të fundit.
E njohur për stilin e saj elegant dhe klasik, Violeta është shfaqur këtë herë me një pamje sportive dhe krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
Artistja shihet me një veshje sportive, me ngjyra të lehta dhe një energji rinore që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, shkruan Kosovarja.
Duket se këngëtarja ka vendosur të eksperimentojë me stilin dhe të sjellë një frymë të re.