
Egli Tako vazhdon të marrë vëmendje me deklaratat e saj pa filtra.
Gjatë intervistës në “Canapé” me Shpend Lipën, ajo foli edhe për jetën personale, duke u ndalur te një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen, për të ardhmen si nënë.
“Nuk e kam në plan të bëhem nënë,” u shpreh Egli, duke shtuar se për momentin nuk e ka fokusin te martesa apo krijimi i një familjeje.
Ajo tha se është në një periudhë ku po investon te vetja, karriera dhe projektet personale, duke lënë çdo gjë tjetër të vijë natyrshëm, në kohën e vet.