Vesa Vllasaliu lajmërohet nga bregdeti shqiptar, shfaqet joshëse në këtë veshje

3

Vesa Vllasaliu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka mahnitur ndjekësit e saj me një paraqitje elegante dhe tejet joshëse nga bregdeti shqiptar.

Në foton e postuar së fundmi në rrjetet sociale, ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjatë sateni në ngjyrë të zezë, që thekson linjat e saj elegante.

Pamja e saj është plot stil, me flokët e lëshuara natyrshëm, një çantë të gjelbër me shkëlqim që i jep ngjyrë kombinimit, si dhe sandale të zeza me lidhëse që i shtojnë elegancë dhe sensualitet.

Vesa duket më në formë se kurrë, duke dëshmuar edhe njëherë se është një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në showbizin shqiptar.

Nuk dihet nëse kjo paraqitje është pjesë e ndonjë projekti të ri apo thjesht një pushim i merituar, por një gjë është e sigurt: Vesa Vllasaliu di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen. /ORAinfo/