Iliriana merr dhuratë të pazakontë nga një dasmë ku performoi

6

Adri dhe Iliriana janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe pa dyshim ndër më të kërkuarit për ahengje familjare.

Pak orë më parë, Iliriana ka treguar se ka marrë një dhuratë simbolike nga një çift në dasmën e të cilëve kishte performuar, gjest ky që e ka emocionuar këngëtaren, shkruan Kosovarja.

“Faleminderit për dhuratën, një prej çifteve që kemi kënduar në dasmën e tyre”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

Ky gjest i veçantë ka bërë që Iliriana të ndihet e vlerësuar dhe mirënjohëse ndaj çiftit që ia ka dhuruar surprizën.