Pas dy djemve, Arian Agushi sot u bë baba me një vajzë

7

Këngëtari i njohur Arian Agushi pak minuta me parë ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit.

Pas dy djemve Ariani është bërë baba i një vajze të cilën e ka quajtur Emblema, shkruan “Kosovarja”.

“Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë. Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.O Allah o Zoti im bëje rob falënderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë.Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti.

Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës. Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot ❤ për të mirat e Tua të pafundme” ishte shprehur këngëtari.

Urime!