Xhensilës po ‘shkrihet’ pas Ledrit, me këtë lëciyje po e ‘konfirmon’ lidhjen me të

3

Këntëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula po përfliten prej kohësh për një raport të mundshëm mes tyre, edhe pse asnjëri nuk ka reaguar zyrtarisht.

Së fundmi, dyshja janë parë shumë afër njëri-tjetrit gjatë një koncerti ku performuan.

Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, ata shfaqen duke komunikuar ngrohtësisht ‘me sy’ para fansave te tyre duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme me energjinë dhe shikimet që shkëmbenin, raporton ORAinfo.

Ky moment ka bërë që fansat të shpërthejnë me komente duke i konsideruar tashmë si ‘çifti i ri i shoëbizit shqiptar’.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga ana e tyre, lëvizjet dhe afërsia që po shfaqin në publik vetëm sa po shtojnë dyshimet për një romancë mes tyre. /ORAinfo/