Suada Muça rikthehet tek ish-i i dashuri, publikon video në momente intime

5

Suada Muça, ka rikthyer vëmendjen me jetën e saj sentimentale.

Ajo ndodhet aktualisht në Dubai dhe ka publikuar një moment intim me partnerin, ku ai shihet teksa fsheh fytyrën nga kamera.

Ky moment i ruajtur me kujdes ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, duke ngritur gjithashtu pyetje të shumta në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Një ndjekës nuk ka hezituar ta pyesë se pse partneri po fshihej, dhe Suada ka kthyer një përgjigje që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale:

“Ndaqe zihemi shpesh e ndahemi çdo dy ditë, një vit e gjysmë këtë avaz kemi”, ka shkruar ajo.

Kjo deklaratë e saj e sinqertë ka nxitur reagime të shumta, duke bërë që ndjekësit të spekulojnë për natyrën e marrëdhënies dhe stabilitetin e saj me partnerin misterioz.

Rikthimi i Suadës në vëmendjen publike pas ndarjeve të saj të mëparshme ka qenë një temë e diskutimit në mediat shqiptare.