Arioni, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, rikthehet me një pamje të re pas ndarjes nga Diana

5

Arioni, i njohur për lidhjen e tij të veçantë me Dianën gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një kthesë të madhe në jetën personale dhe pamjen e tij fizike pas ndarjes nga ajo.

Pas përfundimit të lidhjes, Arioni ka vendosur të përqendrohet te vetja dhe ka realizuar ndryshime të dukshme që kanë tërhequr vëmendjen e shumë fansave.

Një ndër transformimet më të spikatura është rikthimi i flokëve, pasi Arioni ka bërë transplant flokësh, duke rikthyer vetëbesimin dhe duke e parë veten në një dritë krejt tjetër.

Përveç kësaj, ai ka punuar edhe në formën fizike, duke adoptuar një stil jetese më të shëndetshëm dhe aktiv.

Këto ndryshime tregojnë se Arioni është duke u përpjekur të nisë një kapitull të ri në jetën e tij, larg dramavr dhe tensioneve të së kaluarës.