
Edhe pse seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës dështoi për të 41-tën herë radhazi në përpjekjen për t’u konstituuar, vëmendja e mediave dhe publikut u tërhoq për një çast nga dinamika politike dhe iu drejtua një pranie ndryshe në sallë: Adriana Matoshi, aktore e njohur dhe deputete nga radhët e Vetëvendosjes, e cila edhe kësaj radhe doli në pah me stilin e saj unik.
Adriana u shfaq me një fustan veror ngjyrë kaltër me pika të bardha, që i dha një frymë të freskët sallës së rënduar nga tensionet politike.
Veshjen e saj e plotësoi me një kapele të bardhë sheshir, duke sjellë një stil autentik dhe të lehtë veror, që rrallëherë shihet në ambientet formale si Kuvendi.
Deputetja e njohur për paraqitjet e saj të guximshme dhe të lira artistikisht, dëshmoi edhe një herë se nuk heq dorë nga individualiteti, edhe brenda një ambienti politik.
Adriana Matoshi, si gjithmonë, arrin të sjellë energji, ngjyra dhe jetë në një hapësirë ku zakonisht dominojnë veshjet serioze dhe tonet monotone.